Joe Cohen, një drejtor i ri nga Kalifornia është në kërkim të një vajze për vete, dhe nëse ju i gjeni një të tillë me të cilën ai do të jetë së paku katër muaj, do t’ju ofrojë një shpërblim prej 10 mijë dollarësh.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një shpallje të pazakontë e cila ka shkaktuar edhe reagime të shumta në rrjetet sociale.
Madje, siç thuhet më tej, drejtori njoftoi se do të ofronte një shpërblim prej 2000 dollarë edhe për atë që i gjen dikë i cili do t’i gjente një vajzë.
Drejtori tridhjetëvjeçar bëri një blog në të cilin ai e përshkroi veten, por gjithashtu renditi karakteristikat që duhet të ketë një vajzë ideale.
Më saktësisht, sipas tij, ajo nuk duhet të jetë nervoze dhe duhet të jetë e ndërgjegjshme dhe inteligjente.
Nëse ajo nuk jeton në Kaliforni, ka shtuar ai, ajo duhet të jetë e gatshme të shkojë atje.
“Vajza nuk duhet të ketë fëmijë dhe duhet të jetë në moshën 20 deri në 30 vjeç, argëtuese dhe jo materialiste. Unë jam inteligjent, i dashur, pozitiv dhe i ndershëm”, ka shkruar Cohen. /Telegrafi/