Një ditë pas vërshimeve në Kosovë, Veseli interesohet për gjendjen

E publikuar: 07/01/2016 14:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli përmes facebookut ka njoftuar se është interesuar për situatën në Kosovë pas vërshimeve të djeshme që e përfshinë vendin.

Ai, transmeton Koha.net, lidhur me këtë ka biseduar me kryetarin e AKK -së Naim Ismajlin dhe për këtë ai ka shkruar:

“Bisedova me Naim Ismajlin, kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës dhe kryetar i komunës së Shtimes.

Vërshimet kanë shkaktuar dëme të mëdha në shumë komuna të vendit. Duhet mobilizim i shumanshëm institucional që të ndihmohen qytetarët.

Kuvendi i Republikës së Kosovës është i gatshëm të ofrojë bashkëpunimin e tij në këtë drejtim”.