Një burrë u ngjit malit për të bërë vetëvrasje, por mënyra se si helikopteri ishte ulur për ta shpëtuar merr vëmendjen e të gjithëve! (Video)

E publikuar: 16/07/2018 16:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një helikopter CH-47 Chinook u përdor për të kryer shpëtimin dramatik të një njeriu që thuhet se po tentonte të bënte vetëvrasje, nga maja e malit Hood, mali më i lartë i Oregonit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, helikopteri Gardës Kombëtare Ajrore të Oregon u kap nga kamerat pasi iu përgjigj kërkesës për ndihmë për të shpëtuar një 27-vjeçar, i cili autoritetet thanë se kishte arritur në mal gjatë një përpjekje për të kryer vetëvrasje.

Autoritetet thanë se njeriu u ngjit në malin Hood duke synuar të bënte vetëvrasje, por ndryshoi mendjen e tij dhe e telefonoi 911 për ndihmë.

Burri, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, thuhet se ka qenë në Mount Hood që nga e enjtja dhe kishte gjashtë shpëtimtarë me të kur Chinook mbërriti në skenë të premten rreth orës 2.55, pasdite.

Në pamjet dramatike, CH-47 Chinook mund të shihet në një lartësi prej rreth 3300 metrash lartësi, përpara se të zbriste ngadalë në vendin ku alpinistët dhe ekipi i shpëtimit po prisnin mbërritjen e tij.

Dhe çfarë bie në sy është fakti se gjatë rrugës së tij, piloti rrotullon helikopterin, duke kryer një ulje vetëm dy rrotat e pasme të Chinook në mal në mënyrë që të ketë qasje të lehtë.

Procesi i shpëtimit thuhet se ka zgjatur rreth 32 minuta, prej nga edhe burri është transportuar në spital. /Telegrafi/