Një burrë e vrau një grua e më pas veten në sy të disa dëshmitarëve okularë në Vushtrri, Prokuroria: Këto janë dyshimet e para

E publikuar: 24/03/2025 16:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një burrë e ka vrarë një grua dhe më pas veten në fshatin Stanoc të Vushtrrisë, sipas dyshimeve të para të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë.

“Janë dy të vrarë. Dyshimet e para janë që një burrë e ka vrarë një grua dhe më pas veten”, i tha Gazetës Express zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni.

Ai tha se “janë gjetë disa gëzhoja në vendin e ngjarjes”.

Disa dëshmitarë okularë janë po intervistohen, tha zëdhënësi.