Një bar në Rio do të jep pije falas sa herë që Neymar rrëzohen në ndeshjen e fundit të fazës grupore

E publikuar: 26/06/2018 09:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kampionati Botëror është një periudhë kur bizneset e përdorin për të promovuar vetën e tyre.

Ku flasim për futbollin, atëherë menjëherë mendja na shkon edhe te Amerika Latine, më saktë te Brazili të cilët jetojnë me futbollin.

Një lokal në Rio de Janiero i ka premtuar gjithë klientëve pije falas sa herë që Neymar do të rrëzohet në ndeshjen ndaj Serbisë.

Douglas Costa duke i ndihmuar Neymarit të ngrihet pas një ndërhyrje të palejuar në atë (Foto: Getty Images)

Rëndësia e kësaj ndeshje është e madhe pasi është e fundit në Grupin E dhe nëse Brazili humbet dhe në anën tjetër Kroacia barazon apo fiton, atëherë kjo do të thoshte eliminim për skuadrën latine.

Oferta nga lokali në Rio është postuar në Instagramin e tyre dhe menjëherë është bërë virale në internet.

Duke e ditur se Neymar është një nga lojtarët që rrëzohet shpesh edhe me prekje të lehta, atëherë ky lokal me shumë mundësi do të shpenzojë më shumë se zakonisht.

Deri më tani 26-vjeçari ka shënuar vetëm një gol. /Telegrafi/