Pajisjet e realitetit virtual nuk janë lodra thotë Samsung, ato mund të bëjnë një diferencë të madhe në jetën e njeriut. Kompania e ka provuar këtë duke përdorur Gear VR si një mundësi që babai të shihte lindjen e djalit të tij, një ngjarje kjo ku babi s’duhet të mungojë, duke qënë mijra kilometra larg. Tani mund të themi me plot gojë se teknologjia vërtet i afron njerëzit.
Samsung arriti të bashkonte Jase dhe Alison Larke, nga Perth i Australisë të cilët ishin 2500 milje larg njeri tjetrit si pasojë e vendit të punës së Jase. Babai nuk mundi të ishte prezent në dhomën e maternitetit ku ishte duke lindur djali i tij por Samsung bëri që atij mos ti humbte ky moment kaq i rëndësishëm. Gruaja e tij lindi fëmijën e tyre në një dhomë speciale të pajisur me kamera 360 gradë, sensorë, pajisje audio etj. Në këtë mënyrë babi nga ana tjetër do mund të shihte me detaje në kohë reale lindjen e djalit të tij.
Duke përdor Gear VR, Jace jo vetëm që pa lindjen e djalit por ai pati mundësi dhe të komunikonte me gruan e tij. Pavarësisht se ata ishin në dy anë të kundërta të Australisë, ata ishin së bashku gjatë lindjes së djalit të tyre. Ndërkohë kjo video është një publicitet i mirë për pajisjen Gear VR të Samsung dhe mënyra se si ajo ka aftësinë për të lidhur njerëzit është unike, këtej e tutje Gear VR ka për të qënë një pajisje shumë e kërkuar sidomos nga ata që jetojnë larg familjes dhe miqve. Madje ka të ngjarë që dhe kompani të tjera të provojnë të ndërtojnë dicka të tillë. (PCWorld Albanian)