Një arsye më tepër për të blerë produkte të Samsung

E publikuar: 29/01/2019 02:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Samsung edhe njëherë ka premtuar më përgjegjësi në lidhje me mjedisin. Kompania bëri publike planet për të zëvendësuar paketimet prej plastike me materiale të riciklueshme.

Na gjysma e parë e 2019-ës dhe në vijim, Samsung do të heqë kutitë plastike për telefonët, elektroshtëpiaket dhe produktet e tjera me përbërje bioplastike.

Ato do të zëvendësohen nga plastikë e riciklueshme ose letër. Letra dhe plastika e re do të jetë e certifikuar nga organizatat mjedisore.

Zëvendësimi plotësisht i plastikës do të realizohet brenda 2020-ës.

Për vite me radhë Samsung është kritikuar nga grupet mjedisore. Lajmi është një moment i rëndësishëm për mbarë industrinë. Samsung është një prej kompanive elektronike më të mëdha në botë. /PCWorld Albanian