Një ajsberg katër herë më i madh se Londra po noton në det të hapur (Video)

E publikuar: 18/09/2017 10:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një ajsberg gjigant, katër herë më i madh se Londra, ka filluar të dalë në det nga Antarktiku,

Madhësia e tij është zbuluar nga imazhe të reja satelitore.

I njohur si “A68”, ajsbergu masiv u shkëput nga blloku i akullit Larsen C, një akullnajë qindra vjeçare në antarktik.

Ajsbergët mund të qëndrojnë në vend për dekada të tëra, varësisht nga rrymat e detit dhe topografia e shtratit të detit.

Por duket se ky nuk është rasti i “A68”, pasi pllaka e madhe e akullit duket të jetë në lëvizje.

Rreth 5.800 km katrorë dhe një trilion ton akull, “A68” është një nga ajsbergët më të mëdhenj të parë ndonjëherë./SYRI.net/