Një grua është gjetur e vdekur brenda një apartamenti, në rrugën “Afrim Zhitia” në Prishtinë.
Zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci bëri të ditur se PK ka pranuar informatë për rastin rreth orës 11:30.
Sipas tij, Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, 43 vjeç.
Borovci theksoi se mbështetur në informacionet e para, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje.
“Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, ka thënë Borovci.