Nitaj: Zgjedhja e Thaçit president, në duar të Srpska-s

E publikuar: 22/01/2016 14:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Muharrem Nitaj, anëtari i Kryesisë, njëherit zëdhënës i AAK-së ka shkruar në një postim në llogarinë e tij në Facebook se zgjedhja e Hashim Thaçit president, është në duar të Listës “Srpska”.

Ai ka shkruar më tutje se është pothuajse e sigurt se Isa Mustafa e ka “kontrabanduar” votën e elektoratit të tij, për Hashim Thaçin president.

Lexoni postimin e plotë të tij:

Zgjedhja e Thaçit president në dorë të “Srpska Lista”-s

Eshtë pothuajse e sigurt se Isa Mustafa e ka “kontrabanduar” votën e elektoratit të tij, për Hashim Thaçin president, por as kjo nuk do të jetë e mjaftueshme.

Nëse Hashim Thaçi do të zgjedhet president apo jo, kjo varët krejtësisht nga interesi i “Srpska Lista”-s.
Në fakt, varët nga urdhërdhënësit e saj, që sot gjenden në Beograd, sepse “Srpska Lista” nuk vendos me kokë të vet dhe as që ka vendosur ndonjëherë, dhe këtë e di shumë mirë edhe Hashim Thaçi, i cili ka faje të mëdha, pse është instaluar modeli i listës “Srpska” në jetën politike të Kosovës.

Ndoshta edhe mund të arrihet një marrëveshje me këtë Listë, që ata të mos e bllokojnë zgjedhjen e Hashim Thaçit president, por nëse kjo ndodhë, çmimi që do të paguajmë do të jetë tepër i madh, më i madh se paret me fajde.