Muharrem Nitaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se LDK-ja dhe VV-ja janë prishur mes vete pa ia nisur fare.
“I vetmi ndryshim midis PAN-it dhe VV e LDK, është se PAN-i janë prishur pas pothuaj dy vjet qeverisjeje, ndërkaq këta të fundit u prishën hala pa ia fillu”,ka shkruar ai në Facebook.
Kjo deklaratë e tij erdhi pas konstituimit të Kuvendit ku kryeparlamentar u zgjodh Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje, nënkryetare Arbërie Nagavci nga VV, Kujtim Shala nga LDK si dhe Memli Krasniqi nga PDK.

















