Lajmet

Nitaj: Hegjemonia e Brukselit ndaj Kosovës

05.05.2016 00:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Nitaj: Hegjemonia e Brukselit ndaj Kosovës

Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Muharrem Nitaj, e ka cilësuar të paimagjinueshme kërkesën e Komisionit Evropian, që Kosova të ratifikojë demarkacionin me Malin e Zi, para se rekomandimi për vizat të shndërrohet në vendim të Parlamentit Evropian.

Nitaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “insistimi që Kosova të sfidohet kaq rëndë në shkëmbim të një të drejte krejt humane, që është lëvizja e lirë, është kërkesë e pandershme e hegjemoni e Brukselit ndaj një vendi të vogël, të cilin ka vite që është duke e trajtuar padrejtësisht, sa s’ka më!”

Lexojeni të plotë postimin e Nitajt:

“Hegjemonia në shkëmbim të lirisë së lëvizjes!

Është e paimagjinueshme që Komisioni Evropian të kërkojë nga Kosova, që ta ratifikojë Demarkacionin me Malin e zi, përpara se rekomandimi për vizat të shndërrohet në vendim të Parlamentit Evropian.

Sikur kjo duket që më tepër të këtë qenë insistim i Isa Mustafës e i Hashim Thacit, se sa i vet Komisionit.

Ndryshe si shpjegohet që një kusht i tillë nuk u është vënë asnjërit prej vendeve që tashmë e kanë marrë Liberalizimin. Ky nuk ka qenë kusht as për vet Malin e zi, as për Serbinë, as për shtetet tjera, sic është Sllovenia dhe Kroacia, të cilat edhe pse anëtare të BE-së, akoma kanë probleme të hapura me kufijtë.

Insistimi që Kosova të sfidohet kaq rëndë në shkëmbim të një të drejte krejt humane, që është lëvizja e lirë, është kërkesë e pandershme e hegjemoni e Brukselit ndaj një vendi të vogël, të cilin ka vite që është duke e trajtuar padrejtësisht, sa s’ka më!” (sic), ka shkruar Nitaj.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


“Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”, Ymeri e LDK’së thotë se populli do t’i përgjigjet Kurtit nëse synon ta zgjasë krizën

“Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”, Ymeri e LDK’së thotë se populli do t’i përgjigjet Kurtit nëse synon ta zgjasë krizën

Gazi Amerikan dhe Kosova, a po humbasim një mundësi strategjike?

Gazi Amerikan dhe Kosova, a po humbasim një mundësi strategjike?

Haxhiu në shfaqjen e dokumentarit për Adem Shehin: Shqipëria ishte krah Kosovës në ditët më të vështira

Haxhiu në shfaqjen e dokumentarit për Adem Shehin: Shqipëria ishte krah Kosovës në ditët më të vështira

Zvicra nuk do të ulë numrin e ushtarëve në Kosovë

Zvicra nuk do të ulë numrin e ushtarëve në Kosovë

Mbi 90% e votave të numëruara, këto janë top-dhjetëshet e kandidatëve më të votuar

Mbi 90% e votave të numëruara, këto janë top-dhjetëshet e kandidatëve më të votuar

Kurti: 12 qershori, simbol i lirisë dhe i rrugëtimit historik të Kosovës

Kurti: 12 qershori, simbol i lirisë dhe i rrugëtimit historik të Kosovës

Sami Lushtaku për Sahit Jasharin: Do të kujtojmë gjithmonë

Sami Lushtaku për Sahit Jasharin: Do të kujtojmë gjithmonë

Endriti Thaçi publikon mesazhin e babait nga Haga për vdekjen e Sahit Jasharit

Endriti Thaçi publikon mesazhin e babait nga Haga për vdekjen e Sahit Jasharit

Gjykata Supreme hedh poshtë ankesën e anëtares së KQZ-së lidhur me votimin me dokumente të skaduara

Gjykata Supreme hedh poshtë ankesën e anëtares së KQZ-së lidhur me votimin me dokumente të skaduara

Irani mund të godasë bizneset e Muskut në Lindjen e Mesme

Irani mund të godasë bizneset e Muskut në Lindjen e Mesme

Homazhe në Skenderaj, figura politike dhe qytetarë nderojnë Sahit Jasharin

Homazhe në Skenderaj, figura politike dhe qytetarë nderojnë Sahit Jasharin

Limaj: 12 Qershori është dita që na rikthen në kujtesë sakrificën e madhe të popullit tonë

Limaj: 12 Qershori është dita që na rikthen në kujtesë sakrificën e madhe të popullit tonë

Hoxhaj: Më pranë se kurrë ditës kur çlirimtarët në Hagë do t’i kthehen Kosovës

Hoxhaj: Më pranë se kurrë ditës kur çlirimtarët në Hagë do t’i kthehen Kosovës

Dosja e prokurorisë ndaj 5 të akuzuarve që ngarkohen se vranë pesë civilë shqiptarë gjatë luftës

Dosja e prokurorisë ndaj 5 të akuzuarve që ngarkohen se vranë pesë civilë shqiptarë gjatë luftës

Hetimi për Zvërnecin, SPAK: Bllokohen 128 milionë euro transaksione për shitjen e tokës

Hetimi për Zvërnecin, SPAK: Bllokohen 128 milionë euro transaksione për shitjen e tokës

Osmani për 12 qershorin: Qofsh përjetë e bekuar Kosova jonë e dashur

Osmani për 12 qershorin: Qofsh përjetë e bekuar Kosova jonë e dashur