Strukturat e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në fashatin Selishtë- Gjilan, kalojnë në Nisma për Kosovën.
Përfaqësuesi i PDK-së në fshatin Selishtë, Ruzhdi Limani është deklaruar se janë shuar shpresat në këtë parti. Ai ka thënë se nuk mund t’i lejoj vetes që të shkoj pas njerëzve të cilet punojnë në dëm të vendit dhe për interesa personale.
“Andaj ne si strukturë e fshatit Selishte nga sot shuajmë strukturat e PDK-së. Ne kemi alternativë, e kemi shtëpin tonë e ajo është Nisma për Kosovën”, ka thënë Limani.
Ndrësa, kryetari i degës në Gjilan, Bajram Hasani u ka dëshiruar mirëseardhdje.
“ Mirë se vini në Nismë, në subjektin e shpresës, mundësisë, alternativës dhe vizioni të së ardhmes. Ju garnatoj se Nisma është vizioni dhe mundësia e ndërtimit të shtetit të Kosovë”, ka thënë Hasani.
Nisma në Gjilan dhe në tërë Kosoven çdo ditë përforcohet me shtimin e radhëve të veta. Qytetaret e Kosovës po përqafojnë alternative më të re të vendit.