NISMA s’komenton mundësinë e zgjerimit të koalicionit opozitar edhe me AKR’në

E publikuar: 05/11/2016 16:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zyrtarët e NISMA’s për Kosovën kanë thënë se nuk kanë koment për gatishmërinë e shprehur prej AAK’së për të biseduar për një koalicion të mundshëm opozitar edhe me AKR’në., shkruan Gazeta Express.

Këto komente i ka bërë Bilall Sherifi, Sekretar Organizativ i NISMA’s pas deklaratave të zyrtarëve të AAK’së se mund të ketë një bashkëpunim me Partinë e Behgjet Pacollit.

“Nuk mund të bëj komente për gjëra për të cilat përveç gatishmërisë për të biseduar asgjë konkrete nuk ka”, ka thënë Sherifi, për Express, të shtunën.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA për Kosovën kishin lidhur koalicion në prill të këtij viti pasi kishin dështuar të ndërtonin një opozitë të bashkuar me Lëvizjen Vetëvendosje.