Nisma në Prizren: Zafir Berisha, kryetari i ardhshëm

E publikuar: 20/09/2017 16:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nisma në Prizren ka reaguar ka komentuar vendimin e Gjykatës Supreme lidhur me kandidimin e Zafir Berishës për kryetar të këtij qyteti.

Dega e Nismës në Prizren e ka quajtur këtë vendim si inkurajues se drejtësia ka filluar të vihet në binarët e duhur.

Më poshtë gjeni reagimin e plotë të Nismës:

Lajmi apo thënë më mirë vendimi i gjykates supreme lidhur me kandidatin për kryetar të Prizrenit Zafir Berisha, është për tu pershendetur dhe njëherit është inkurajuese që më në fund të fillojmë të besojmë se drejtësia në Kosovë, do të vendoset në binaret e duhur. Ne NISMA për Kosoven-DEGA në Prizren, konsiderojmë se vendimi i KQZ-së, përveç se ishte i padrejtë, ai ishte më se i qëllimshëm, ngase u mundua që kryetarin e DEGËS NISMA në Prizren, ta privoi nga e drejta për të kandiduar për kryetar të Prizrenit, aq më keq në hyrje të fushates zgjedhore për zgjedhjet lokale.

Kjo nuk mund të kuptohet ndryshe, përveç se një atak nga çarçe të caktuara, për ta degraduar DEGËN E NISMA–s në Prizren, në veçanti personalitetin e Zafir Berishes, njeri ky që konsiderohet të jetë fitues i pakontestueshëm i zgjedhjeve lokale. Oponentët e caktuar politik, mbase u munduan që në këtë garë zgjedhore, NISMEN në Prizren, ta fusin me një hendikep të madh, duke etiketuar kështu kryetarin e DEGËS, njëherit kandidatin për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha, mirëpo këtë nuk e arriten dhe se nga sot, ne do të jemi akoma edhe më të fortë dhe më unik, drejtë realizimit të objektivave dhe programit tonë, derisa veprimi tyre veçsa na e ka kapitalizuar suksesin tonë në zgjedhjet e 22. Tetorit.

Ne NISMA-DEGA në Prizren, konsiderojmë se nga kjo storje tendencioze, i është shkatuar dëm edhe qytetarit të Prizrenit, të cilet rikthimin e shpreses së tyre të humbur tash e sa vite nga një qeverisje e kriminalizuar në Prizren, e kanë parë vetëm në doren e Zafir Berishes, ngase i vetmi njeri në këtë qytet me një pushtet të kapur, konsiderohet si më i duhuri për shpëtimin e qytetit të Prizrenit.

NISMA –DEGA Prizren, falenderon qytetarët e Prizrenit, për përkrahjen e madhe të tyre, gjatë kësaj kohe sa ne u ballafaquam me akte të padrejta dhe qëllimkëqija, dhe njëkohësisht nga tash urojmë fitoren e NISMA-s, e cila njëherit është edhe fitore e qytetarit të Prizrenit.