Nisma jep emrat e ministrave të Arsimit, të Tregtisë dhe atij të Punës

E publikuar: 09/09/2017 15:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Derisa po vazhdon të mbahet mbledhja e Nismës për Kosovën, Koha.net ka arritur të sigurojë nga burime të sigurta emrat e tre ministrave që do t’i japë kjo parti në Qeverinë Haradinaj, e cila pritet të votohet sonte.

Shyqeri Bytyqi është propozuar që të jetë ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Bajram Hasani është propozuar që të jetë ministër i Tregtisë dhe Industrisë dhe Skender Reqica është propozuar që të jetë Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Pos tyre, Fatmir Limaj, siç dihet tashmë do të mbajë postin e zëvendëskryeministrit të Kosovës.

Kanë mbetur pa u bërë publikë vetëm emrat e ministrave të PDK-së.