Nisin punimet në rrugën që lidhë Lakrishten me Fushë Kosovën, Rama: Do ta shkarkojë komunikacionin në këto dy rrugë

E publikuar: 26/10/2023 11:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se kanë filluar punimet në krijimin e rrugës së re e cila do të lidhë Lakrishten me Fushë Kosovën përmes nënkalimit në rrethrrotullimin e Lakrishtes.

Sipas Ramës, kjo rrugë do ta shkarkojë komunikacionin në rrugët “Tirana” dhe “Bill Klinton”.

“Reduktim i kolonave përmes krijimit të rrugës së re. Filluam punimet në krijimin e rrugës së re e cila do të lidhë Lakrishten me Fushë Kosovën përmes nënkalimit në rrethrrotullimin e Lakrishtes. Krijimi i saj do të shkarkojë komunikacionin në rrugët “Tirana” dhe “Bill Klinton”.”