Ekipi i Kosovës në xhudo po zhvillon përgatitjet në Golem të Shqipërisë, atje po marrin pjesë të gjitha klubet e Kosovës.
Ky kamp stërvitor ka mbledhur të gjithë xhudistët që marrin pjesë në gara ndërkombëtare.
Ekipi olimpik bashkë me xhudistët e tjerë po përgatiten për garat dhe sfidat që i presin gjatë këtij viti.
Kampin stërvitor si zakonisht po e udhëheq trajneri dhe selektori, Driton Kuka.