Nisin hetimet për djegien e shtëpisë që është pjesë trashëgimisë kulturore 

E publikuar: 31/10/2023 22:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot pasdite, shtëpia e familjes Koroglu, njëra nga shtëpitë më të vjetra të Mitrovicës dhe monument i trashëgimisë kulturore dhe historike është përfshirë nga zjarri.

Rastin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai ka shtuar se shkaku i djegies së kësaj shtëpie po hetohet.

“Sonte rreth orës 20:10 është raportuar se në rrugën “Bedri Gjina” në Mitrovicë, një shtëpi që është pjesë e trashëgimisë kulturore ështe përfshirë nga zjarri. Nuk raportohet për persona të lënduar. Njësitet kompetente policore kanë nisur hetimet për shkaqet e zjarrit”, ka thënë Zahiti.