Qeveria australiane po përgatitet të fillojë një hetim për platformat në internet dhe në veçanti TikTok, me frikën në rritje se kompania kineze është e detyruar të ndajnë informacionet mbi përdoruesit me qeverinë e Pekinit.
Sipas burimeve qeveritare, hetimi do të kërkojë informacione dhe këshilla nga agjencitë e sigurisë si dhe do të marrë në konsideratë edhe pretendimet e paraqitura nga kompanitë e medieve sociale si TikTok, Chat dhe Weibo.
TikTok është gjiganti i parë i teknologjisë kineze që mbështetet në një themel të përdoruesve me të vërtetë globalë.
Kompania është në pronësi të ByteDance, e cila gjithashtu drejton një version të vetëm kinez të quajtur Douyin, i cili rregullisht censuron përmbajtjen sipas rregullave të vendosura nga Partia Komuniste kineze.
Kryeministri Scott Morrison tha se “qeveria australiane po monitoron nga afër kompaninë TikTok” dhe se ”nuk do të hezitojë të veprojë kundër nëse është e nevojshme”.
“TikTok është një kompani private e interesuar për të ndihmuar përdoruesit tanë të krijojnë dhe shkëmbejnë video krijuese e argëtuese”, theksoi Tik Tok në një deklaratë./kp/