![](https://infosot.com/wp-content/uploads/2016/11/Bujar-Nishani_1-780x439.jpg)
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani uroi Trump dhe administratën e tij për fitoren e shtëpisë së Bardhë, në një intervistë për Ora News, Nishani tha se Trump do të nxisë marrëdhëniet dypalëshe Shqipëri-SHBA.
“Jam i bindur se zgjedhja e Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë do të sjellë një marrëdhënie më të ngushtë, më të fortë, ashtu siç e kanë cilësuar anëtarët e stafit të tij. Partneriteti Shba-Shqipëri është strategjike. Është fat i madh që ne kemi një mik kaq të madh, saç janë SHBA jam i bindur se Trump do ta nxisë këtë marrëdhënie kaq të mire, këtë frymë bashkëpunimi mes dy vendeve tona”, tha ai.
Sipas tij, marrëdhëniet SHBA-Shqipëri janë sipas interesave strategjike. “Eksperienca që ka pasur Shqipëria dhe shqiptarët në ndihmën që ka marrë nga SHBA. Jo vetëm nga Shtëpia e Bardhë por edhe nga senati, marrëdhënia SHBA-Shqipëri është e konsoliduar, e orientuar drejt vlerave të lirisë. Orjentimi i Shqipërisë është euroatlantik, është një orientim perëndimor dhe unë jam i bindur që edhe eksperienca e demonstruar në jetën e tij të suksesshme presidenti i zgjedhur Trump do të jetë një garanci e madhe për këtë besim që ne kemi në hapësirën mbarë shqiptare”, theksoi presidenti Nishani.