Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani ka folur për vizitën e tij në Jordani duke thënë se Shqipëria dhe Jordania janë ndër shtetet e para që kanë sfiduar terrorizmin.
Në një intervistë ekskluzive në Klan Kosova, i pari i shtetit shqiptar tha që Shqipëria është fokusuar për të ruajtur ekzistencën mbi bazën e identitetit kombëtar.
Shqipëria dhe Jordania kanë qenë një ndër shtetet e para që janë rreshtuar në aleancat ndërkombëtare për ta sfiduar përmes forcës rrezikun terrorist”.
“Një nga çështjet që ka impakt të rëndësishëm dhe ku mund të evidentohet roli i shqiptarëve dhe roli i Jordanisë ka të bëjë me qasjen tonë të përbashkët në mënyrën se si e analizojmë rrezikun që vjen nga terrorizmi nga ekstremizmi dhe mënyra se si ne qasemi për ta përballur rrezikun”.
“Shqiptarët jemi komb që e respektojmë tjetrin”.
“Në Jordani është një çështje shumë e rëndësishme dhe ruhet si traditë për ta identifikuar veten mbi bazën e nacionalitetit dhe identitet kombëtar dhe jo mbi bazën e besimit”.
“Dhe në Shqipëri një nga elementet e fortë që na ka bërë të ruajmë në raport me pushtimet e shumta në raport me tendencat e shumta për të na shndërruar, pikërisht fakti që jemi fokusuar për të ruajtur ekzistencën tonë mbi bazën e identitetit kombëtar”.
“Në Jordani punohej shumë çështja e identitetit kombëtar”.