Edhe kur faktet dëshmojnë se në sallën ku u dekorua presidenti turk Erdogan në Pallatin e Brigadave ishte hequr busti i Skënderbeut ai pretendon të kundërtën duke thënë se në atë sallë nuk ka ekzistuar kurrë busti i heroit tonë kombëtar, shkruan Respublica.
Këtu mund të shihni momentin e dekorimit të presidentit Erdogan në sallën e Pallatit të Brigadave, ku është hequr busti i Skënderbeut.
Nga Gjirokastra, Nishani i quajti spekullantë dhe gënjeshtare mediat që publikuan lajmin, por e vërteta është se vetë presidenti është katandidur në një spekullant të ulët dhe gënjeshtar.
Nishani ndoshta harron se në atë sallë ka bërë edhe dekorime të tjera që janë të dokumentuara dhe mund të konstatohen lehtësisht në arkivat e lajmeve. Jo më shumë se 1 vit më parë, më 5 Mars të 2014 ai dekoroi në po të njëjtën sallë presidentin Italian Giorgio Napolitano.
Fotot dhe pamjet e ceremonisë tregojnë se busti i Skënderbeut ka qenë në krye të sallës dhe këtë vetëm Nishani nuk e ka parë.
Ceremonia është kryer në orën 14 e 30 të datës 5 Mars.
Bujar Nishani tha në Gjirokastër që spekulantët duhen lënë të jetojnë në botën e tyre të vogël, por nuk besojmë se është dikush në Shqipëri që të ketë zili “botën e madhe” të Nishanit.
Në videon e mëposhtme është pikërisht ceremonia e dekorimit të presidentit italian në Pallatin e Brigadave, aty ku u dekorua edhe Erdogan dhe ku Nishani thotë se nuk ka ekzistuar kurrë busti i Skënderbeut. /GazetaTema/