Niset Bislimi për Bruksel

E publikuar: 03/04/2023 19:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Kosovës, Besnik Bislimi, ka udhëtuar ditën e sotme drejt Brukselit.

Të martën ai do të marrë pjesë në takimet e radhës në kuadër të procesit të dialogut Kosovë-Serbi, njofton Klan Kosova.​

Zëdhënësi i BE-së Peter Stano para disa ditëve kishte thënë se kryenegociatorët nga të dyja palët janë ftuar nga lehtësuesi i dialogut që të vijnë në Bruksel dhe të avancojnë përpara me hapat e parë për implementimin e gjithë asaj që kanë rënë dakord.

Kryenegociatori i Kosovës për këto takime është zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, ndërsa i Serbisë është udhëheqësi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.