Nisën debatin në Tik-Tok, të rinjtë përleshen me mjete të forta në Tiranë

E publikuar: 29/12/2024 19:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Problem që pikënisjen e kishte në Tik-Tok, u shënua sërish mbrëmjen e së shtunës në Tiranë.

Disa të rinj u përleshën mes vete me mjete të forta, shkruan Top Channel.

Në raportim thuhet se në mesin e të përfshirëve në konflikt është edhe djali i ish-nëndrejtorit të burgjeve, ndërsa aty tutje duke iu referuar burimeve përmendet se pikënisja e incidentit ishte nga platforma për të cilën u mor vendim të ndalohet në Shqipëri.

Sipas informatave nuk ka persona që e pësuan rëndë, ndërsa personi që u lëndua është biri i një oficeri të Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit.