Nis ‘X Factor Albania’, në audicione shfaqet një ‘drag queen’ dhe bën për të qeshur jurinë

E publikuar: 09/12/2023 11:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka nisur tashmë edicioni i ri i spektaklit të talenteve, “X Factor Albania”.

Ky format u ritkhye në ekranin e TV Klan pas një mungese të gjatë prej afro nëntë vitesh.

Të premten janë shfaqur audicinet e para të këtij edicioni, ku në mesin e shumë pjesëmarrësve ishte edhe një “drag queen”.

Konkurrenti u prezantua me emrin “Drag queen Klea” dhe tha se është i pari i këtij lloji në Shqipëri.

Klea interpretoi për publikun këngën “Sekret” të Ronela Hajatit, e cila ka qenë kënga që dështoi ta kualifikonte Shqipërinë në finalen e Eurovisionit në vitin 2022.