Ka nisur tashmë edicioni i ri i spektaklit të talenteve, “X Factor Albania”.
Ky format u ritkhye në ekranin e TV Klan pas një mungese të gjatë prej afro nëntë vitesh.
Të premten janë shfaqur audicinet e para të këtij edicioni, ku në mesin e shumë pjesëmarrësve ishte edhe një “drag queen”.
Konkurrenti u prezantua me emrin “Drag queen Klea” dhe tha se është i pari i këtij lloji në Shqipëri.
Klea interpretoi për publikun këngën “Sekret” të Ronela Hajatit, e cila ka qenë kënga që dështoi ta kualifikonte Shqipërinë në finalen e Eurovisionit në vitin 2022.