Pas përfundimit të takimit në mes të kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa dhe përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, kjo e fundit tashmë e ka nisur takimin me kryeministrin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.
Zëdhënësja e Mogherinit, Maja Koqiançiq, në rrjetin social Twitter e ka publikuar një fotografi nga fillimi i takimit në mes të Mogherinit në njërën anë dhe kryeministrit serb Aleksandar Vuçiq e ministrit Ivica Daçiq, në anën tjetër.
Koqijançiq, përmes postimit ka njoftuar për nisjen e takimit në mes të zonjës Mogherini dhe delegacionit nga Serbia.
Pas këtij takimi, zonja Mogherini pritet që t’i takojë së bashku të dy kryeministrat.
Nuk janë dhënë detaje nga rrjedha e takimit në mes kryeministrit të Kosovës dhe zonjës Mogherini.



















