Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa po takon kandidatët për kryetar të komunave nga radhët e LDK-së.
Në takimin, i cili po mbahet në periferi të kryeqytetin po marrin pjesë edhe kandidatët për këshilltar komunal.
Lidhja Demokratike e Kosovës, synim kryesor në zgjedhjet lokale përveç rikthimit të kryeqytetit e ka edhe Prizrenin, por edhe komunat të cilat aktualisht i drejton.
Partia e Isa Mustafës ka rikandiduar pothuajse të gjithë kandidatët në komunat të cilat i pati fituar në vitin 2013./Indeksonline/

















