Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, kanë nisur edhe një takim në përpjekje për të formuar koalicionin bashkëqeverisës.
Përkundër që është thënë se takim do të jenë të pranishëm ambasadorët e shteteve të QUINT-it, deri më tani ata nuk janë parë në ambientet e Kuvendit të Kosovës.
Para takimit, , kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se “LDK-ja ka paraqitur ofertën që është shumë e balancuar”,transmeton Telegrafi.
“Sa i përket LDK-së, ne i kemi bërë të qarta qëndrimet dje. Ne kemi ofruar një zgjidhje e cila funksionin, e cila ju ofron dy palëve një partneritet të fortë, edhe do të thotë një balancim të pushteteve”, tha Mustafa.
Ai ka thënë se LDK nuk i ka ftuar ambasadorët e shteteve të QUINT-it, dhe se këtë e ka bërë lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Për dallim nga Mustafa që ka folur për gazetarët, lideri i LVV-së, Albin Kurti ka hyrë brenda pa thënë asnjë fjalë për mediat.















