Nis takimi konsultativ, pa VV-në (Drejtpërdrejt)

E publikuar: 16/08/2017 10:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka filluar të mbahet takimi konsultativ i kryesuesit të Kuvendit, Adem Mikullovci me përfaqësues të partive politike.

Në takim po marrin pjesë PDK-AAK-Nisma, LAA, minoritetet, ndërsa takimi është bojkotuar nga lëvizja Vetëvendosje.

Këta të fundit një ditë më parë thanë se nuk do të marrin pjesë në takim pasi sipas tyre konsultimet e mëtejme janë të panevojshme.

Ndërkaq, PAN po bojkoton seancat e Kuvendit të Kosovës ku duhet të jepej emri për kryeparlamentarin pasi sipas tyre ata ende kanë nevojë për konsulta shtesë. /Telegrafi/