Nis takimi i presidentes Osmani me Escobarin dhe Lajçakun

E publikuar: 31/01/2022 17:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka nisur takimi i presidentes së vendit, Vjosa Osmani me Përfaqësuesin Special të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar dhe përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, raporton Ekonomia Online.

Pas përfundimit të takimit me presidenten, dy zyrtarët e lartë ndërkombëtare do të takohen edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.Në këto takime do të diskutohet me theks të veçantë për dialogun Kosovë- Serbi.Dialogu mes dy vendeve ka hyrë në një ngërç për shkak të pozicioneve të dy vendeve.Pas Kosovës, Escobar dhe Lajçak do të vizojnë edhe Serbinë.