Nis takimi i Kryesisë së Kuvendit: Priten masa ndëshkuese ndaj deputetëve të Opozitës

E publikuar: 23/10/2015 21:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka nisur një takim ku do të merrem masa ndaj deputetëve të Opozitës bazuar në të gjeturat e Policisë së Kosovës lidhur me hedhjen e gazit lotsjellës dhe çfarë gazi është përdorur në seancë.
Në pikën e dytë të rendit të ditës, do të diskutohet për masat që do të ndërmerren për të kthyer rendin në seancën.

Express mëson se njëri prej opsioneve të Kryesisë është përjashtimi nga seanca e Kuvendit një numri të deputetëve të Opozitës.

Ndërkohë, vazhdimi i seancës është paraparë të nis në orën 22.

Kjo pasi seanca ishte ndërprerë rreth orës 17 pasi opozita gjuajti me gaz lotsjellës.