Nis takimi i kryeministrit Kurti me Escobarin dhe Lajçakun

E publikuar: 31/01/2022 17:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka nisur takimi i kryeministrit Albin Kurti me Përfaqësuesin Special të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar dhe përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.Para këtij takimi, dy zyrtarët e lartë ndërkombëtare janë takuar me presidenten e vendit, Vjosa Osmanin.

Pas përfundimit të këtij takimi, Kurti i shoqëruar nga Escobar e Lajçak, do të mbajnë një konferencë të përbashkët për medie.Pas Kosovës, Escobar dhe Lajçak do të vizojnë edhe Serbinë.