Ka nisur në Bruksel takimi mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe atij serb, Petar Petkoviq, i ndërmjetësuar nga emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.
Lajçaku shpreson që të ketë një marrëveshje nga ky takim, për siç ka thënë uljen e tensioneve dhe për të punuar drejt normalizimit të marrëdhënieve.
“Sot po pres kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë si vazhdim i takimit tonë të nivelit të lartë. Shpresa ime e sinqertë është se ne do të arrijmë të gjejmë një zgjidhje sot për të de-përshkallëzuar tensionet në terren dhe për të punuar drejt normalizimit të marrëdhënieve. Bisedimet janë në vazhdim”, ka shkruar Lajçaku në Twitter.