Nis sesioni plenar i ministrave të Jashtëm në Pragë

E publikuar: 13/11/2015 10:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka filluar sesioni plenar i ministrave të Jashtëm të Grupit të Vishegradit dhe ministrave të vendeve të Ballkanit Perëndimor, bashkë me zyrtarët e RCC-it dhe ata të Komisionit Evropian.

Të mbledhur në Pragë, ata sot do të diskutojnë për zgjerimin e BE-së, për raportet e progresit, për migrimin dhe për bashkëpunimin rajonal, raporton lajmi.net.

Pas kësaj seance, do të nënshkruhet edhe marrëveshja për Fondin e Ballkanit Perëndimor nga ministri i Punëve të Jashtme të Çekisë, z. Zaoralek, si përfaqësues i Grupit të Vishegradit dhe nga ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, meqë zyra e menaxhimit të këtij fondi duket se do të vendoset në Tiranë. /lajmi.net