Ka nisur seanca në Gjykatën Speciale ndaj krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.
Në seancën e sotme do të diskutohen çështje procedurale, si ajo e paraburgimit dhe masat tjera të sigurisë, shkruan lajmi.net.
Seanca e sotme është si lloj konference në të cilën do të shtrohen disa çështje që janë të lidhura me procedurën e këtij Tribunali.
Mbetet të shihet ndërkaq nëse në këtë seancë do të flasin edhe të akuzuarit.