Me 30 minuta vonesë ka nisur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës për dërgimin e kontingjentit të Forcës së sigurisë së Kosovës jashtë vendit.
Me 84 vota është miratuar shmangia e procedurave për propozim-vendimin për dërgimin e Kontigjentit të Forcës së sigurisë së Kosovës jashtë vendit
Kryeministri Avdullah Hoti tha se duke u votuar ky propozim i Qeverisë së Kosovës do të bëhet realitet ëndrra e kahershme e brezave të tërë në Kosovë.
“Me këtë vendim vendoset gurthemeli i radhës në rrugën eruoatlantike të Kosovës. Me këtë vendim ne renditemi përkrahë partnerëve tanë”, tha ai.