Nis seanca, a do të konstituohet legjislatura e dhjetë?

E publikuar: 11/02/2026 17:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka nisur seanca konstituive e legjislaturës së dhjetë, e kryesuar nga deputeti më i vjetër në moshë, Avni Dehari.

Në kryesimin e seancës ai do të ndihmohet nga deputetja më e re nga mosha, Fatma Taçi.

Këto janë pikat e rendit të ditës:

1. Formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve,

2. Betimi i deputetëve,

3. Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit,

4. Zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.