Mijëra shqiptarë me flamuj kuqezi, pankarta e mbishkrime në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë mbledhur në Strasburg.
UÇK, UÇK janë thirrjet e shumta të protestuesve të mbledhur para Asamblesë Parlamentare në qytetin francez, raporton KosovaPress.
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi po mbahen padrejtësisht nga Dhomat e Specializuara në Hagë.
Protesta e stome organizohet nga organizatat e dala nga lufta çlirimtare e Kosovës dhe ajo mbahet pas atyre në Prishtinë, Hagë e Tiranë, raporton KosovaPress.


















