Nis projekti më i madh në vend, TC Kosova Re, 1 miliard investime, mijëra vende pune

20.11.2015 14:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Nis projekti më i madh në vend, TC Kosova Re, 1 miliard investime, mijëra vende pune

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci ka bërë të ditur se Komiteti Drejtues Projektit TC Kosova e Re ka marrë vendim që kompania amerikane Contour Global të shpallet fitues i preferuar, për ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese me kapacitet 500MW, me një investim prej 1 miliard euro, duke arritur të finalizojë një projekt të nisur për më shumë se një dekadë.

Gjatë një konference për media, Ministri Stavileci tha se pas negociatave të suksesshme është arritur që IRR të ulet në 21.5% (nga 30% e vlerës së projektit) nga 23-27% sa ishte kërkesa paraprake e ofertuesit dhe shtoi se komponentët kryesore mbi të cilat janë zhvilluar negociatat ishin sigurimi i furnizimit me energji dhe kosto e përballueshme e tarifave të energjisë.

“Çështja e dytë me të cilën jemi dakorduar ka qenë kapaciteti gjenerues prej 500 MW dhe për më tepër kemi bërë disa avancime tjera të konsiderueshme siç është ndikimi në buxhetin e shtetit që do të jetë 0 % dhe shpresojmë që pas përmbylljes finale të këtij projekti t’i sjellim vendit një investim prej rreth 1 miliard euro, ku 30 % e tyre janë nga investitori privat, që do të jetë investimi më i madh në vendin tonë”, tha Stavileci.

Kreu i MZHE-së bëri të ditur se kjo njësi gjeneruese do ta ketë efiçiencën 40%, që është 3% më e lartë se sa ka qenë plani fillestar dhe i adreson në mënyrën më të mirë të mundshme problemet mjedisore, dhe potencoi se janë arritur të gjitha synimet për të pasur një projekt brenda të gjitha standardeve të pranueshme, që do të fillojë t’i jap frymë ekonomisë së vendit tonë.

Sipas Stavilecit, faza e negocimit të marrëveshjeve të tjera deri në përmbylljen e marrëveshjes komerciale do të marrë një kohë prej 4-6 muaj, e cila do të pasohet nga
faza e përgatitjes së pakos tenderuese për ndërtimin e termocentralit, dhe sipas planifikimit në fund të vitit 2016 apo në fillim të vitit 2017 pritet të nis ndërtimi.

Ai më tutje theksoi se ky kapacitet do të zgjidh problemin e energjisë në masë të madhe, ndërsa pritet të përfundojë nga fundi i vitit 2021 apo fillimi i vitit 2022, me çka është e lidhur edhe dekomisionimi i TC Kosova A.

Ministri nënvizoi se ky investim pritet të hapë mijëra vende pune dhe përçon një mesazh shumë të mirë edhe te investitorët e tjerë edhe te organizatat e tjera që janë partnere si Banka Botërore edhe organizatat e tjera ndërkombëtare financiare, të cilat e kanë pritur me padurim përmbylljen e suksesshme të kësaj faze, të këtij projekti vital për shtetin tonë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Gashi: Abdixhiku ka rënë në “kurthin” e Kurtit, si mund t’i japësh shpërblim dikujt që ta rrëzoi qeverinë?

Gashi: Abdixhiku ka rënë në “kurthin” e Kurtit, si mund t’i japësh shpërblim dikujt që ta rrëzoi qeverinë?

Grenell: Kushtetuta e Kosovës është e qartë, Kuvendi konstituohet brenda 30 ditësh, janë bërë 50

Grenell: Kushtetuta e Kosovës është e qartë, Kuvendi konstituohet brenda 30 ditësh, janë bërë 50

Ymeri akuzon Abdixhikun për “dyfytyrësi”: Një nga 6 deputetët donte ta dorëzonte mandatin, ai nuk pranoi – pastaj doli e tha: “Le t’i dorëzojnë

Ymeri akuzon Abdixhikun për “dyfytyrësi”: Një nga 6 deputetët donte ta dorëzonte mandatin, ai nuk pranoi – pastaj doli e tha: “Le t’i dorëzojnë

Ahmeti mesazh Abdixhikut: Të dëgjosh para se të vendosh është parim i LDK, fyerjet e linçimet s’janë vlerë e jona

Ahmeti mesazh Abdixhikut: Të dëgjosh para se të vendosh është parim i LDK, fyerjet e linçimet s’janë vlerë e jona

Përfundon takimi Kurti-Abdixhiku, lideri i VV-së s’flet për media, largohet nga hyrja e pasme

Përfundon takimi Kurti-Abdixhiku, lideri i VV-së s’flet për media, largohet nga hyrja e pasme

Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Njoftim i rregullt pas zhvillimeve në dy partitë

Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Njoftim i rregullt pas zhvillimeve në dy partitë

Rama për Sveçlën: Ai që duhet të garantojë rendin u shpall fajtor për shkeljen e tij, e turpshme

Rama për Sveçlën: Ai që duhet të garantojë rendin u shpall fajtor për shkeljen e tij, e turpshme

Tahiri “thumbon” Abdixhikun: Deputetët janë sovran, ka mbaruar koha kur partia përcakton votën e tyre

Tahiri “thumbon” Abdixhikun: Deputetët janë sovran, ka mbaruar koha kur partia përcakton votën e tyre

Keqardhje, por jo dorëzim”, Abdixhiku godet 6-shen: Zgjedhjet e reja s’kanë qenë agjendë e LDK-së

Keqardhje, por jo dorëzim”, Abdixhiku godet 6-shen: Zgjedhjet e reja s’kanë qenë agjendë e LDK-së

Afati i dytë hap mundësinë e madhe për studime në Kolegjin AAB – mijëra studentë, zgjedhja e parë: AAB!

Afati i dytë hap mundësinë e madhe për studime në Kolegjin AAB – mijëra studentë, zgjedhja e parë: AAB!

Xhelal Sveçla shpallet fajtor për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend

Xhelal Sveçla shpallet fajtor për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend

Deklaratat e Zelenskyt për Kosovën, deputetja ukrainase: Nuk e diskutoi me Parlamentin

Deklaratat e Zelenskyt për Kosovën, deputetja ukrainase: Nuk e diskutoi me Parlamentin

“Top sekret 2”: Dokumenti që trazoi debatin fetar në Kosovë

“Top sekret 2”: Dokumenti që trazoi debatin fetar në Kosovë

PDK dhe Aleanca: Kurti po e bllokon formimin e institucioneve

PDK dhe Aleanca: Kurti po e bllokon formimin e institucioneve

Sejdiu: Kurti e ka ditur se në LDK do të ketë deputetë që s’votojnë për president

Sejdiu: Kurti e ka ditur se në LDK do të ketë deputetë që s’votojnë për president

Latifi: 6 deputetët e kundërshtuan rolin e LDK si servis për pushtetin e Kurtit, dhe mbijetesën e Abdixhikut e Osmanit

Latifi: 6 deputetët e kundërshtuan rolin e LDK si servis për pushtetin e Kurtit, dhe mbijetesën e Abdixhikut e Osmanit