Nis numërimi i votave në 18 komuna, ja kush prin në Kryeqytet

E publikuar: 09/11/2025 19:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komisioni Qendror Zgjedhor ka nisur publikimin e rezultateve për kryetar të komunave.

Sot në Kosovë u mbajt raundi i dytë në 18 komuna, ku nuk pati fitues më 12 tetor.

Në Prishtinë sipas rezultateve të para prin Përparim Rama i LDK-së me 52.90 për qind ose 228 vota. Hajrulla Çeku i Lëvizjes Vetëvendosje ka 47.10 për qind ose 478 vota.

Deri më tash në kryeqytet janë numëruar votat në 7 nga gjithsej 268 vendvotime.

Lexo po ashtuPesë komunat me daljen më të madhe të votuesve

Këtu mund të ndiqni rezultatet https://resultslocal2025r2.kqz-ks.org/results