Janë mbyllur vendvotimet në Indiana, Kentucky dhe New Hampshire. Zëvendëspresidenti Joe Biden nga radhët e demokratëve po prin në Kentcuky, shtet të cilin e fituan republikanët me presidentin Trump në vitin 2016, shkruan Express. Rezultati po ndryshon nga minuta në minutë.
Sipas numërimit të votave të para, Biden printe ndjeshëm në Kentucky, aty ku Trump ka fituar në vitin 2016.
Aktualisht në Kentucky janë numruar 11% të votave ku Biden po prin. Ndërkohë që në Indiana janë numruar vetëm 6% të votave dhe aty Trump po e ruan lidershipin.
Ndërsa në Neë Hampshire po prin Trump, shtet ky të cilin në vitin 2016 e kishin fituar demokratët.