Nis në Ferizaj seria e seminareve për pakon e re fiskale

E publikuar: 11/09/2015 10:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Arka fiskale

Administrata Tatimore e Kosovës nis sot serinë e seminareve me tatimpaguesit lidhur me zbatimin e pakos së re fiskale, respektivisht ligjeve për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, Tatimin në të Ardhura Personale, Tatimin në të Ardhura të Korporatave dhe për Faljen e Borxheve Publike.

Seminari i parë mbahet sot në Ferizaj, në Kuvendin Komunal, me fillim në orën 10:00, ndërsa deri në fund të muajit do të vazhdohet me seminare në Gjilan (14 shtator), Prizren (15 shtator), Gjakovë (16 shtator), Prishtinë (17 shtator), Pejë (28 shtator) dhe në Mitrovicë (më 29 shtator).

Në këto seminare ATK fton të marrin pjesë tatimpaguesit (organizata biznesi, OJQ apo përfaqsues të tyre), përfaqsues të njësive të përhersheme, kontabilistë dhe qytetarë të interesuar.