Kreu i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ka paralajmëruar fillimin e ndërtimit të rrugës Gjilan në drejtim të Bujanovcit. Në fakt, rruga që ndërtohet është e gjatë 1260 metra dhe kushton hiq më pak se afro 900 mijë euro.
Ja çfarë thuhet në postimin e Hazirit.
Sot e filluam projektin madhor të ndërtimit i rrugës me katër korsi Gjilan-Bujanoc, projekt ky, i cili, implementohet me finacim qind për qind të Komunës së Gjilanit. Prej sot ne fillojmë lirimin e trotuareve si dhe largimin e të gjitha reklamave e mureve, shtyllave të ndriçimit, rrejtit mbrojtës të FSK-së dhe të “Don Boskos”. Unë i falënderoj të gjithë për bashkëpunim sepse Gjilani duhet të kapërcej nga kjo infrastrukturë që e ka aktualisht, në një infrastrukturë moderne dhe të qarkullueshme me mundësi të hapjes së korridoreve. Apeloj nga operatorët privat që të mos e pengojnë punëkryesin në realizimin e planit dinamik. Ndërtimi i kësaj rruge e cila nis nga kazerma e FSK-së ka gjatësi prej 1260 metra, me gjerësi 27 metra dhe do të ketë brez të gjelbërimit, ndriçim dhe të gjitha kërkesat tjera urbane. Vlera e projektit kap shifrën e afro 900 mijë eurosh. Vitin e ardhshëm do të nis edhe ndërtimi i hyrje-daljes Gjilan-Prishtinë si dhe Gjilan-Ferizaj. LH