Në kuadër të kremtimit të ditës së çlirimit të Komunës së Obiliqit, sot është bërë vënia e gurthemelit për ndërtimin e bibliotekës së qytetit.
Me këtë rast, kryetari i komunës, Xhefer Gashi, tha se për nder të kësaj dite kanë nis punën për këtë bibliotekë, e cila është e domosdoshme për të rinjët dhe studentët.
“Që në këtë ditë të bëjmë edhe gurthemelin e bibliotekës së qytetit me qëllim që të krijohet një mundësi më shumë për të rinjët, për studentët tanë që e kanë shumë të domosdoshme. Hapësira totale duhet të jetë diku rreth 750 metra katror, projekti në total është 272 mijë euro dhe afati kohorë është 120 ditë pune për realizimin e projektit”, tha ai.
Përndryshe, kuvendi komunal në këtë komunë, ka mbajtur edhe një seancë solemne për ditën e çlirimit, ku u vlerësua lartë sakrifica dhe kontribut i të rënëve për liri/FrontOnline/