NIS ME DËSHTIME “SUNNY HILL”, NJË PIKË KONTROLLI PËR MIJËRA VETA

E publikuar: 02/08/2019 22:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ishte bërë shumë bujë e madhe për festivalin “Sunny Hill” që ka filluar të mbahet që nga sonte në Prishtinë. Por, ky festival ka nisur me një sërë dështimesh.

Pritje me orë të tëra, shtyrje nga publiku, zhurmë dhe tentim për tu futur me forcë nga publiku janë vetëm disa prej dështimeve që u shfaqen në natën e parë të këtij festivali, shkruan Insajderi.

Nata e parë do të shquhet edhe për mungesa të tjera të këtij festivale. Për këtë festival janë të angazhuar vetëm dy policë në hyrje të Gërmisë për kontroll, çka po nervozon pjesëmarrësit e këtij festivalit. Këto janë disa prej shenjave të një organizimi aspak profesional.

Në anën tjetër për këtë organizim ishte bërë shumë bujë e madhe, duke përfshirë këtu edhe çmimin e shtrenjtë për të marrë pjesë.

Ky festival ka filluar që nga sonte më 2 gusht dhe do të vazhdojë deri më 4 gusht.

Në natën e parë ku u tregua mos profesionalizmi organizator, do të përformojnë Miley Cyrus, ndërsa do të ketë edhe këngëtarë shqiptarë që do të plotësojnë programin për ditën e sotme si Elvana Gjata, Yll Limani, Kejsi Tola etj