Ka filluar mbledhja e parë e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, pas konstituimit të legjislaturës së nëntë.
Të pranishëm në mbledhje të Kryesisë janë të gjithë nënkryetarët e legjislativit, si dhe përfaqësuesit e grupeve parlamentare të LVV-së, PDK-së, LDK-së, si dhe komuniteteve jo serbe. Ndërkaq po punojmë përfaqësuesit nga AAK-ja si dhe Lista Serbe.
Kryesia e Kuvendit pritet të diskutojë për funksionalizimin e trupave punuese të Kuvendit si dhe rreth miratimit të buxheteve komunale për vitin 2025 për komunat Prishtinë, Gjilan dhe Zubin Potok.
Javën e kaluar, kryetari i LVV-së Albin Kurti, në cilësinë e mandatarit për kryeministër dështoi të formojë qeverinë e re./KP
















