Nis lufta kibernetike mes SHBA-së dhe Rusisë

E publikuar: 05/11/2016 20:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Hakerët ushtarakë amerikanë kanë depërtuar në rrjetin elektronik të Rusisë, rrjetet e telekomunikacionit dhe sistemet e komandës së Kremlinit.
Një zyrtar i lartë i inteligjencës së lartë ka thënë se amerikanët janë përgatitur për skenarin më të keq në rast të një sulmi të mundshëm kibernetikë, mirëpo nga ana tjetër edhe Rusia po merr masa për të mbrojtur informacionet e saj kibernetike, shkruan “NBCNews”, transmeton Gazeta Express.

Zyrtarët amerikanë vazhdojnë të shprehin shqetësim se Rusia po tenton t’i prishë zgjedhjet presidenciale të cilat do të mbahen të martën.

TEMAT:SHBARUSISULME KIBERNETIKE