Nis grumbullimi i qytetarëve serbë pranë selisë së Listës Serbe në Mitrovicë

E publikuar: 28/12/2025 09:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot, kur në Kosovë po mbahen zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, ka filluar grumbullimi i qytetarëve serbë pranë selisë së Listës Serbe në sheshin “Korzo” në Mitrovicë të Veriut.

Deri më tani nuk raportohet për ndonjë parregullsi, ndërsa procesi zgjedhor po vazhdon.

Sipas legjislacionit zgjedhor në Kosovë, votimi i organizuar nuk lejohet, ndërsa qytetarët duhet ta ushtrojnë të drejtën e votës individualisht dhe pa ndikime. Megjithatë, Lista Serbe është raportuar edhe në të kaluarën se mobilizon votuesit në mënyrë të organizuar, çka ka ngritur shqetësime për respektimin e rregullave zgjedhore.